Laçi nuk gjen dot fushë, shtyhet ndeshja ndaj Skënderbeut?
Laçi-Skënderbeu sfidë e vlefshme për javën e 12-të në Kategorinë Superiore e përcaktuar për t’u luajtur këtë mesjavë është shtyrë për një datë të pacaktuar pasi klubi i Laçit si ekip pritës nuk ka gjetur një fushë të përshtatshme për ta zhvilluar këtë ndeshje. Stadiumi i qytetit të Laçit po rikonstruktohet dhe për momentin kurbinasit ndeshjet në shtëpi i luajnë në fushë asnjanëse. Laçi si klub pritës u mundua të gjente një fushë të përpashtatshme duke qenë se stadiumi i vetë kërkon ende kohë për të qenë gati si pasojë e mbledhjes së barit.Alternativat e Shkodrës, Elbasanit dhe Durrësit ranë poshtë për arsye të ndryshme, ndërsa stadiumet e Lushnjës dhe Fierit nuk u preferuan. Një situatë deri diku absurde kjo pasi bëhet fjalë për Kategorinë Superiore, edhe pse mbetet për t’u parë se cili do të jetë qëndrimi i FSHF që do të thotë fjalën e fundit për këtë çështje.



