Berisha rikthehet si protagonist te Atalanta
Fillimi i sezonit nuk ka qenë i lehtë për Etrit Berishën te Atalanta. Heroi i dy sezoneve të shkuara në “Atletti D’azzurri” nga një titullar i padiskutueshëm, e pa veten të ulur në stol në fillimin e kampionatit me trajnerin që vendosi të alternonte mes dy shtyllave dy portierët e tij, Berishën dhe Golinin.
Gardiani kuqezi pranoi në heshtje vendimin, në pritje të shansit që do të vinte për të treguar dhe njëherë cilësitë e padiskutueshme. Në Bolonja, pritjet e tij bënë dhe një herë tjetër mrekullinë me Atalantën që triumfoi 2-1 e 29-vjeçarin që tregoi se ai mbetet gjithmonë vendimtar, aty mes dy shtyllave.
Ishte ndeshja e dytë radhazi si titullar pas fitores 3-0 me Parmën me portierin që tregoi se me të mes shtyllave dhe Atalanta bën pothuajse gjithmonë rezultat. Berisha u rikthye së qeni protagonist, aty mes dy shtyllave, ku ai ofron gjithmonë siguri dhe përtej paraqitjeve të tij flasin dhe vetë rezultatet, me Berishën që në katër ndeshje mes dy shtyllave, Atalanta ka marrë në total 7 pikë, duke humbur vetëm një sfidë 0-1 përballë Cagliarit.
Në Bologna, një reagim i tij në të 80-tën i prishi festën Palacios për golin e barazimit, me Atalantën që atyre 3 pikëve mund t’ju gëzohet dhe falë portierit të saj shqiptar. Etrit Berisha është rikthyer!



