Veseli me trajner të ri, Empoli shkarkon Andreazzolin
Frederic Veseli shumë shpejt do të ketë një trajner të ri. Pas humbjes së thellë me shifrat 5-1 ndaj Napolit, e 7-ta për Empolin në 11 takime, drejtuesit e klubit toskan kanë vendosur të shkarkojnë nga detyra trajnerin Aurelio Andreazzoli. Përfundon pas rreth 15 muajsh aventura e ish trajnerit të Romës te Empoli. Rezultatet e dobëta u bënë shkaku I shkarkimit të Andreazzolit pasi me të në drejtim skuadra zhvillonte një futboll të kënaqshëm. Në pole-position për të marrë vendin e Andreazzolit te Empoli është Giuseppe Iachini.



