Futboll

Ibra i mbyll derën Milanit: Dua të fitoj me Los Angeles Galaxy

Zlatan Ibrahimovic shuan në njëfarë mënyre shpresat e tifozëve të Milanit për ta parë me fanellën kuqezi në janar. Sulmuesi suedez, në një prononcim të fundit theksoi se është optimist sa i përket riikthimit te Los Angeles Galaxy sezonin e ardhshëm. Skuadra kaliforniane dështoi të kualifikohej në fazën play off të MLS në javën e fundit të sezonit të rregullt pasi u mposht 2-3 nga Dynamo Houston, duke nxitur raportimet se gjiganti suedez mund të kthehet në futbollin europian, pikërisht në Milano me kuqezinjtë, ku ka kaluar një pjesë të karrierës së tij. Ibra, i cili realizoi 22 gola në 27 ndeshje me kalifornianët në këtë sezon, u shpreh se dëshiron ta respektojë deri në fund kontratën, që i skadon në fund të vitit 2019.

“Unë dua të rikthehem, të jem i aftë për të rivalizuar për trofe. Nuk kam ardhur këtu për pushime, por për një sfidë. Dua ta ndiej që kam mundësi të jem më i miri në MLS. Sigurisht e kam fjalën për skuadrën, sepse unë jam më i miri. Dua që skuadra ime të rivalizojë ashtu siç duhet me të tjerët.”

Drejtuesit e Los Angeles Galaxy dëshirojnë të bëjnë ndryshime të mëdha për sezonin e ardhshëm, ku në qendër të projektit mbetet Zlatan. Presidenti Chris Klein deklaroi:

“Ajo që bëri Ibrahimovic gjatë këtij viti është e dokumentuar, pati impakt të rëndësishëm në skuadrën tonë. Ai dëshiron të fitojë dhe ne duam të fitojmë me të.”

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency