Ligue 1

L’Equipe gjen problemin te Marseille, është Kevin Strootman

Atmosfera tek Olimpique Marseille para takimit me Lazion, në Olimpico, për grupet e Europa League mbetet e zymtë. Humbja e fundit në fushën e Montpellier, në Ligue 1, e ka zbritur skuadrën e Rudi Garcias në vendin e gjashtë, duke e larguar nga zona Champions.

Sipas L’Equipe, ka një arsye të fortë për rezultatet e fundit negative e që lidhet me marrëdhëniet mes futbollistëve në dhomat e zhveshjes. Situata mund t’i dalë jashtë kontrollit trajnerit Garcia. Flitet për një xhelozi të lojtarëve më të rëndësishëm si Payet dhe Thauvin apo Luis Gustavos ndaj holandezit Kevin Strootman, i afruar nga Roma gjatë merkatos së verës. Lojtarët në fjalë ndihen në plan të dytë. Ish-mesfushori i verdhekuqve do të përfitojë 4.5 milionë euro në sezon, për 5 vitet e ardhshme, pra është më i paguari te Marseille, ndërkohë që peshën kryesore në skuadër e kanë emra të tjerë.

Një situatë e vështirë për t’u zgjidhur nga trajneri, i cili ndoshta duhet ta kishte menduar këtë problematikë para se të këmbëngulte për të afruar me çdo kusht në “Velodrome” futbollistin holandez.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency