Man.United nuk heq dorë nga Martial, i ofron një “mal” me para për rinovimin!
Manchester United nuk dorëzohet dhe i bën një propozim të ri sulmuesit francez, Anthony Martial për të rinovuar kontratën. Ish lojtari i Monacos i cili po luan rregullisht në këtë sezon dhe po gjen shpesh edhe rrugën e golit, është në skandencë kontrate me Djajtë e Kuq në verën e vitit 2019, por te United kurrësesi nuk duan të humbasin me parametër zero një lojtar kaq të rëndësishëm sa francezi. Sipas mediave angleze drejtuesit e United i kanë vendosur në tryezë Martial-it një kontratë të re me kohëzgjatje 5-vjeçare nga e cila sulmuesi do të përfitojë 190 mijë paund në javë, në total rreth 45 milionë sterlina për 5 vjet.



