I pafati Ramadani, mungon ndaj Skocisë e Uellsit për shkak dëmtimi!
I pafat Ylber Ramadani. Ish mesfushori i Partizanit aktualisht pjesë e Velje në kampionatin danez, edhe pse është grumbulluar nga trajneri Panucci për dy sfidat e rradhës ndaj Skocisë dhe Uellsit nuk do të jetë pjesë e Shqipërisë në këto dy ndeshje. Ramadani i cili u aktivizua në miqësoren ndaj Jordanisë dhe më pas u largua nga grumbullimi i kuqezinjëve për t’i bërë vend Sabien Lilajt në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Izraelit për të njëjtat arsye pikërisht për shkaqe dëmtimi do të mungojë edhe në dy takimet e rradhës. Në ndeshjen e fundit mes Veljes dhe Horsens në kampionatin danez, Ramadani ka pësuar një frakturë në krah duke thyer dorën. I pafat mesfushori i talentuar i cili konsiderohet pjesë e rëndësishme e kuqezinjëve nga ana e trajnerit Panucci.



