Kategoria e Parë

Dinamo fiton në Burrel, Bylisi vetëm një pikë me Orikun, humbet Pogradeci

Në Kategorinë së Parë u luajtën 7 takimet e javës së 9-të në të dy grupet. Kështu në Grupin A spikat fitorjan 0-1 e Dinamos në transfertë ndaj Burrelit, ku golin e vetë të takimit e shënoi Çeliku. Besëlidhja nuk ia doli të merrte pikë në fushën e Korabit, ku u mposht 2-1, çka bën që lezhjanët t‘i të largohen vendit të dytë. Erzeni ka përmbysur Vorën në shtëpinë e kësaj të fundit me rezultatin 1-3. Fitore e lehtë e Shënkollit 3-0 përballë Veleçikut. Takimi mes Ilirisë dhe Vllaznisë do të luhet ditën e hënë.

Grupi A:

Shënkolli-Veleçiku 3-0

Vora-Erzeni 1-3

Korabi-Besëlidhja 2-1

Burreli-Dinamo 0-1

Iliria-Vllaznia (e hënë)

Në Grupin B, ku janë përfshirë përgjithësisht skuadrat e jugut, spikat barazimi 2-2 i Bylisit në shtëpi me Orikun, duke iu larguar kreut të klasifikimit, që e mban Besa. Skuadra kavajase nuk zhgënjeu as në transfertën cërrikase, duke triufuar 0-2 me Turbinën. Lushnja dhuroi një rezultat surprizë, duke mundur 1-0 Pogradecin. Nesër do të zhvillohen ndeshja e Apolonisë ndaj Egnatias, ndërsa të hënën mbyllet gjithçka, me Elbasanin që pret Tomorin.

Grupi B

Turbina-Besa 0-2

Bylis-Orikumi 2-2

Lushnja-Pogradeci 1-0

Apolonia-Egnatia (14:00, e diel)

Elbasani-Tomori (14:00. E hënë)

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency