Kategoria Superiore

Shehi: Daja na njeh sa ç’e njohim ne Flamurtarin, pres reagimin e Skënderbeut

Humbjen pranoje, por mos e duro. Kjo është motoja e Orges Shehit pas disfatës me Laçin, që i kushtoi kreun e renditjes Skënderbeut. Në prag të ndeshjes së radhës me Flamurtarin më shumë rëndësi ka reagimi i skuadrës, pas asaj performance jo fort pozitive të mërkurën e kaluar.

Humbjet sigurisht që nuk të lënë shije të mirë. Është një shprehje që thotë: humbjen pranoje, por mos e duro. Luajnë ndaj një rivali të fortë, në një ndeshje deri diku derbi. Ne duhet të kthehmi tek ajo dëshira dhe grinta për të bërë mirë.

Duel mes Skënderbeut dhe Flamurtarit ka marrë përmasat e një derbi dekadën e fundit. Trajneri i korçarëve e vlerëson maksimalisht kundërshtarin, duke mos anashkaluar asnjë detaj. Shehi e pranon se Bregu është në dyshim si dhe nuk jep informacion të saktë nëse do të luajë Krasniqi apo Oto John në majë të sulmit.

Kemi dy sulmues që kanë shkëmbyer pozicionet herë pas here gjatë kampionatit, por nuk e kam vendosur ende se cili prej tyre do të luajë titullar. Sa i përket Bregut, dihen vlerat e tij, është pjesë e rëndësishme e formacionit. Duhet të bëjmë çmos që ta rikuperojmë deri në momentin e fundit. Edhe nëse nuk do të jetë gati, do ta zëvendësojmë me lojtarin e duhur.

Shehi nuk e pranon se Daja, që sezonin e kaluar fitoi gjithçka në Korçë, i njeh më mirë bardhekuqtë. Sipas tij, edhe stafi i skuadrës juglindore e ka analizuar në detaje kundërshtarin.

Pyetja më lidhjen me trajnerin Daja më është bërë edhe para ndeshjes së parë në Vlorë, të cilën ne e fituam. Siç na njeh Daja, edhe ne e njohim Flamurtarin. I njohim të gjitha skuadrat e Superiores, sepse jemi ndeshur shpesh këto vitet e fundit. Nëse unë do të tregoja anët e dobëta të kundërshtarit, kjo s’do të kishte kuptim.

Ky është dueli i dytë sezonal mes Skënderbeut dhe Flamurtarit, sfida e parë në Vlorë përfundoi me fitoren 0-2 të kampionëve në fuqi të Superiores.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency