Premier League

Rastet i bën Crystal Palace, por Tottenhamit i mjafton goli i Foyth

Tottenham Hotspur fitoi 0-1 në fushën e Crystal Palace me gol të Juan Foyth në minutën e 66-të, duke krijuar një shkëputje, të paktën provizore, prej katër pikësh nga Arsenali i vendit të pestë, që pret këtë të diel në “Emirates” Wolves.

Mbrojtësi 20-vjeçar u tregua i vëmendshën në ekzekutimin e një këndoreje nga Eric Lamela, duke shtyrë drejt rrjetës topin e mbetur pranë zonës së portierit. Për mbrojtësin e Tottenhamin ky ishte goli i parë në Premier League.

Më herët Crystal Palace iu afrua golit me Andros Townsend (16’) dhe James Tomkins (54’), por futbollistët vendës humbën raste të pastra, që mund t’u kishin dhuruar fitoren.

Hugo Lloris u shfaq në lartësinë e detyrës edhe në minutën e 84-t, duke i mohuar golin Andros Townsend, ndërsa në kohën shtesë ishte Alexander Sorloth që gaboi mundësinë e fundit të vendasve për të shmangur humbjen.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency