Kategoria Superiore

Përlotet Mema: Nuk e shpjegoj dot ç’po ndodh, po mendoj dorëheqjen

Trajneri i Tiranës, Ardian Mema u shfaq mjaft i dëshpëruar në mikrofonin e Supersport, pasi bardheblutë humbën 2-1 në Gjirokastër, ndërsa i përlotur pranoi se mund të japë dorëheqjen.

Tirana kalon në avantazh, por më pas pëson dhe humb ndeshjen…
Nuk e di çfarë ndodh dhe ndonëse kam analizuar me vëmendje gjithçka, nuk arrij ta shpjegoj këtë situatë. Ndoshta kjo mund të jetë ndeshja ime e fundit. Do të bisedoj me presidentin, pasi unë nuk mendoj se Tirana është për mbijetesë dhe duhet të dalë nga kjo gjendje.

A e kishe menduar kaq të vështirë situatën te Tirana?
Ne të gjithë e kemi pranuar që Tirana luan mjaft mirë futboll, por rezultatet janë ato që matin ecurinë e një skuadre, pikërisht rezultatet na kanë munguar. Megjithatë për momentin nuk jam në gjendje të shpjegoj këtë situatë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency