Kategoria Superiore

Nica: Interpretuam mirë ndeshjen, tani të shohim përpara

Kastrioti gjen fitoren e dytë në kampionat, 12 javë pas të parës në start, ndërsa trajneri Stavri Nica, në intervistën e dhënë për SuperSport, nuk e fsheh kënaqësinë për pikët e marra ndaj një rivali direkt si Kamza.

A është kjo ndeshja e kthesës për sezonin e Kastriotit?
Unë mendoj se ky është një hap i mirë për ne, sepse kur bën lojë dhe merr edhe pikët, vjen edhe qetësia për të ekzekutuar akoma më mirë detyrat e veta çdo lojtar.

Jeni trajner me eksperiencë. Sot shënuat 3 gola. Jeni më të kënaqur që shënuat, apo që nuk pësuat sot?
Sigurisht, e drejtë që sot u treguam pragmatistë. Për të qenë të sigurt dhe Domgjonin e kaluam pak para mbrojtjes, që të kontrollonte edhe lëvizjet e Plakut. Neutralizuam manovrat e sulmit kundërshtar, u organizuam dhe sulmuam shpejt. Ia arritëm kësaj ideje.

Domgjoni ishte i lidhur me Plakun. Shehi në qendër të mbrojtjes dhe Ymeraj nuk ishte përdorur shumë nga Plori, tani e aktivizoni. Do vazhdoni kështu, apo ishte vetëm për Kamzën?
Formacioni është afërsisht ky, nuk kam qejf të lëviz shumë në skema. Dua të mekanizoj lëvizjet e lojtarëve në mbrojtje, në zotërimin e topit. Të jemi edhe më goditës në sulm.

Mbijetesa luhet mes Kamzës dhe Tiranës. Kamzën e mundët, a keni mundësi të lini pas edhe Tiranën?
Ndeshje ka shumë, nuk duhet menduar vetëm Tirana, por të gjitha. Sepse, atje ku nuk e pret, merren pikët. Duhet që karikimi dhe mobilizimi në stërvitje të jetë i madh. Janë shumë faktorë për të arritur për tu konsoliduar për të mbijetuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency