Tre shqiptarë në fushë, Zvicra mposhtet nga Katari
3 lojtarë me origjinë shqiptare në fushë në humbjen surprizë 0-1 të Zvicrës në miqësoren me Katarin. Granit Xhaka titullar, ndërsa Xherdan Shaqiri dhe Albian Ajeti u hodhën në fushë nga Petkovic në pjesën e dytë.
Helvetët zhvilluan një ndeshje të dobët dhe atëherë kur mendohej se takimi do të mbyllej pa një fitues, Afif befasoi Mvogo, duke i dhënë një fitore të papritur Katarit.
Gjithsesi, kjo ishte vetëm një ndeshje kontrolli për përfaqësuesen helvete, që më 18 nëntor do të zhvillojë takimin shumë të rëndësishëm me Belgjikën, rezultati i të cilës do të përcaktojë me shumë gjasa fituesin e Grupit 2 të Ligës 1.



