Kombëtare

Lilaj: Duhet të forcojmë grupin dhe një formacion stabël

Shqipëria duhet të bëjë të pamundurën për t’I mbyllur në mënyrën e duhur ndeshjet e Nations League, edhe pse vendi i parë më shumë se i mundshëm është utopi. Mesfushori Sabien Lilaj e pranon se skuadra ka nevojë për stabilitet, pasi lëvizjet e shpeshta kanë cënuar grupin.

Objektivi i kopromentuar: “Pas këtyre ndeshjeveve që kemi zhvilluar është shumë e vështirë për të shkuar në Europian. Tentuam të shkojmë, por tani është shumë e vështirë. Shpresoj të na ketë shërbyer për të ardhmen. E nisëm mirë me Izraelin, morëm një fitore. Në Skoci nuk na shkoi mbarë, ndërsa në Izrael luajtëm mirë, por për shkak të mospërqendrimit pësuam gola të thjeshtë. Nuk e di nëse përfundojmë të dytët, a ka ndonjë shans apo jo.”

Ndryshimet e shpeshta: “Nuk e kemi luksin të marrim më lehtë asnjë skuadër. Edhe me më të dobëtat kemi pësuar disfatë. Ka pasur shumë lëvizje lojtarësh, pra nuk kemi qenë grup. Ne e dimë që nuk kemi shumë kualitet, vetëm grup mund të arrijmë te rezultatet.”

Aktivizimi: “Nuk është e lehtë. Zgjedhjet në formacion i bën trajneri, ai vendos. Mundohemi t’i respektojmë ato vendime. Shpresojmë që shumë shpejt të kemi një formacion stabël dhe një grup më të fortë.

Mungesa e golave: Edhe trajneri na ka vënë në dukje mangësitë që kemi. Të shpresojmë sepse goli është edhe pak fat. Balaj ka pasur raste të mira, po s’ka dashur fati të shënojmë. Nëse fitojmë këtë ndeshje, gjithçka do të jetë mjaft mirë”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency