Futboll

Humbja me Kroacinë, Spanja e zakonshme dhe me këmbë në tokë

Pas disfatës me Kroacinë, Luis Enrique tha në konferencën pas ndeshjes se “gjërat janë kështu”. Një mënyrë tjetër e të thënit, që është e vështirë për të bërë më shumë. Kjo ishte humbja e dytë radhazi, pasi Spanja e Lopeteguit ishte e pamposhtur për 2 vite, në 20 ndeshje të luajtura. Enrique deklaroi se në Zagreb futbolli nuk ishte me iberikët dhe skuadra e tij meritonte më shumë, por tifozët nuk janë i të njëjtit mendim me të.
Aktualisht, Spanja e sotme konsiderohet si një ekip i zakonshëm. Me një portier si De Gea, i cili me Kombëtaren nuk ka dhënë sigurinë e zakonshme, një mbrojtje pa qëndrueshmëri që pëson shumë, me një mesfushë pa ide, e cila më së shumti bën pasime horizontale, dhe një sulm i cili nuk shënon. Sigurisht, në Spanjë janë të vetëdijshëm se emra si Casillas, Piqué, Xavi, Xabi Alonso, Iniesta apo Villa nuk do të ishin të lehtë për t’u zëvendësuar.
Një tjetër problem për Luis Enriquen kanë qenë edhe dëmtimet e disa prej futbollistëve kryesorë si Carvajal, Thiago, Koke apo Diego Costa. Në ekip dy lojtarët më të mirë kanë qenë padyshim Ramos dhe Busquets, ndërkohë emra si Isco dhe Asensio janë lënë shumicën e kohës në stol tek Real Madridi i Solarit, duke humbur kështu formën e tyre. Sa i përket sulmit, Suso nuk ka pasur ndoshta hapësirën e mjaftueshme për të treguar veten, Rodrigo ka shënuar vetëm një gol në La Liga, Alcacer nuk u grumbullua, pavarësisht se po shkëlqen me Dortmundin dhe Morata nuk ka bindur me paraqitjet e tij.
Pavarësisht fillimit të shkëlqyer, duket se Spanja e Enriques tashmë është me këmbë në tokë, dhe për t’u mos harruar është se vendi i parë në grupin 4 të Ligës A, tashmë është mjaft i rrezikuar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency