Kategoria Superiore

Optimizmi i Musollit, nga dëmtimi, e ardhmja te Kukësi dhe ëndrra me Kosovën

Nëse jeta nuk do të kishte pengesa, nuk do të ishim këta që jemi sot. Vështirësitë forcojnë karakterin e njeriut, nxjerrin në pah virtytet dhe dallojnë fituesit nga humbësit. Të zgjedhësh pasionin e futbollit si profesion kërkon guxim, duhet të braktisësh vitet e rinisë për t’iu përkushtuar sportit më të bukur në botë, por mbi të gjitha kërkon guxim, sepse dëmtim është gjithnjë “pas derës”.

Besar Musolli nuk ka qenë asnjëherë një futbollist me teknikën e super “yjeve”, por klasi i tij ka qenë karakteri dhe dëshira për të mos u dorëzuar kurrë. Dëmtimi në gjurin e majtë është nga më të rëndit që mund t’i ndodhë një futbollisti, ana psikologjike të rrëzon në tapet më shumë sesa ajo fizike, megjithatë kjo nuk vlen për 29-vjeçarin, i cili ka djegur çdo etapë me sytë nga objektivi, që është rikthimi sa më i shpejtë në shtëpinë e dytë, në fushën e futbollit.

Ervin Kapaj është një ndër mjekët fizioterapistë më të aftë dhe pavarësisht se detyra e ka bërë të përjetojë shumë raste dëmtimesh, ai ka mbetur i befasuar nga dëshira dhe vullneti i Musollit. Përkushtimi i tij mund të shkurtojë ndjeshëm kohën e rikuperimit.

Dëmtimi e ka detyruar ta ndjekë nga larg Kukësin. Problemet ekzistojnë dhe për Musollin, nëse ky sezon nuk sjell titullin, atëherë mund të konsiderohet i dështuar, megjithatë koha mund ta ndryshojë renditjen aktuale.

6 vite më fanellën blu kanë bërë që lidhje mes Besar Musollit dhe Kukësit të jetë e veçantë. Në kontratë shkruhet se ky bashkëpunim përfundon në fund të sezonit, por dëshira për të qëndruar është e pranishme tek mesfushori, që për momentin duket e vështirë.

Kualifikimi historik i Kosovës në finalet e Nations League ishte një emocion për të cilin nuk mjaftojnë për ta përshkruar. Musolli e ka përfaqësuar me krenari atë fanellë dhe ka një ëndërr në sirtar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency