Kategoria Superiore

Shehi vlerëson Tiranën: Nuk e meriton atë vend, luan futboll të bukur

Tirana nuk është një kundërshtar i zakonshëm. Petku i rëndë i fanellës bardheblu e bën këtë skuadër të jetë e veçantë, sidomos për Skënderbeun, që në këtë epokë i ka parë gjithnjë si rivalë kryeqytetasit. Këtë fakt e pranon pa hezitim edhe trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Orges Shehi. Ai vlerëson mënyrën se si e ka interpretuar lojën skuadra e Memës, pavarësisht se rezultatet nuk e kanë shpërblyer ashtu si e meritonte.

Tirana është një kundërshtare që na ka vënë gjithmonë në vështirë. Nuk e meriton atë pozicion që ka, ka zhvilluar lojëra të mira dhe meritonte më shumë pikë.

5 muaj ka ish-kapiteni i Skënderbeut në këtë profesion të ri. Në një përmbledhje të shkurtër trajneri aktual i cilëson pozitive paraqitjet e bardhekuqve, megjithatë ka ende vende për t’u përmirësuar.

Skënderbeu është skuadër e re këtë vit, por po bëjmë mirë dhe jemi me meritë në pjesën e sipërme të tabelës.

Në vitet e fundit Skënderbeu me meritë ka marrë rolin e liderit dhe mobilizimi i kundërshtarëve shumëfishohet kur përballë kanë kampionët, gjithsesi kjo nuk e shqetëson aspak teknikun e skuadrës juglindore.

Skuadra po punon me seriozitet maksimal, që nga muajt e verës. Ndoshta në ndonjë ndeshje duhet të merrnin më shumë, por ajo që më kënaq ka të bëjë me faktin që i ka pikët reale dhe me meritë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency