Gega: Humbje që djeg, nuk e kishim mendjen tek derbi!
I zhgënjyer për rezultatin por jo për paraqitjen e skuadrës së tij. Trajneri i Partizanit në mikrofonin e Supersport e analizoi kështu humbjen e të kuqëve ndaj Flamurtarit.
Kur pëson e para Partizani e ka të vështirë të reagojë?
Është hera e parë që drejtoj Partizanin në Vlorë. Erdhëm për të fituar ndeshjen. E filluam pak të fjetur. Goli i pësuar erdhi për fajin tonë. Në pjesën e dytë bëmë të pamundurën me gjithë gabimet që ne kemi, por nuk arritëm të shënojmë. Humbëm kundër Flamurtarit, por nuk e kemi humbur besimin. Askush nuk është i kënaqur të kthehet në Tiranë pa pikë.
Derbi me Tiranën?
Është ndeshje tjetër. Flamurtari bëri të pa mundurën. Shënimi i golit i dha mundësi të organizohet. Na zunë 2-3 në kundërsulm. Na mungoi finalizimi që ne e kemi problem. Jam i kënaqur nga dëshira nga përpjekja. Futbolli njeh dhe humbje. Jemi kryesues. Presim derbin që të korrigjohemi.
Harrohet që sonte kjo ndeshje?
Të premte kemi ndeshje. Sot është as profesionale dhe nuk është e rrugës të bëhet analiza. Mesazhi im për lojtarët është që kjo kaloi, iku dhe diçka që iku nuk kthehet. Gjatë javës do shikojmë gjërat që nuk kanë funksionuar. Do bëjmë analizën.
Nuk është gjë e madhe në qoftë se mposhtet në Vlorë. Ratë në presionin e minutave të para të kundërshtarit. Batha i Flamurtarit fitonte hapësira. Si kishit menduar ta zgjidhnit?
Ne u munduam ta zgjidhnim me Telushin përpara për të pritur Bathën sepse vinte si i dytë. Ishte zgjidhja më e mirë, megjithatë mbas shënimit të golit u rrit presioni te ne. Kur sulmon le diçka mangët në mbrojte. Atanda duhet të luante me sulmuesin kryesor. Telushi duhet të shoqëronte ndeshje. Pjesa e dytë ishte e gjitha e jona, nuk është se bëmë spektakël, por shtymë përpara.
Flamurtari kishte marrë masa për 2 anësorët e Partizanit, në momentet që Hila ose Telushi mbështesnin skuadrën ishin rezultativ, në pjesën e dytë u panë pasiv, mos duhet të kishe futur një mesfushor driblues.
Jam i kënaqur me Mensën. Qe pika e pasimit e jona. Duhet ta nxirrnin topin pa më shpejt. Shpesh herë u fokusua vetëm në një krahë. Ky ishte defekti jonë. Problemet shkojnë të lidhura bashkë. Mbrojtja e nxori topin shpeshherë gabim. Gjithsesi jam i kënaqur nga përpjekjet. Pikët janë pikë dhe të dhimbsen. Do mësojmë nga humbjes.
Ke ndonjë rezervë për portierin Xhika?
Dalja në konferencë është pjesë e motivimit, e besimit. Alban Hoxha siç na ka shpëtuar në 10-ra herë edhe ka gabuar, asnjë s’është perfekt. Duhet të ishte me performancë më të mirë Xhika, por nuk është asnjëri perfekt. Nuk ishte Xhika që e humbi ndeshjen, e humbi gjithë ekipi.
Jeni të kënaqur me Atandën?
Atanda e nisi me gabim pasimi. E kisha këshilluar të kishte kujdes. U tjetërsua për mirë dhe bëri një pjesë të dytë shumë të mirë. I tillë është futbolli. Atanda dhe Belica janë pika të forta. Gabojnë si të gjithë të tjerët.



