Llapi kërkon vazhdimësinë në fushën e Flamurtarit, Ballkani për kthesën ndaj Gjilanit
Në IPKO Superligën e Kosovës luhen tre takimet e radhës së javës së 16-të, që u paraprinë të premten me dy takime, Ferizaj-Prishtina 0-0 dhe Drenica-Trepça ’89 3-0.
Vëmendja këtë të diel shkon veçanërisht për Flamurtari-Llapi, ora 13:30, sfidë ku vendësit do të tentojnë me çdo kusht të marrin fitoren, për të ruajtur ritmin e skuadrave kryesuese. Në takimin e fazës së parë, të zhvilluar në Podujevë, llapjanët dështuan të merrnin maksimumin e pikëve, pasi gjithçka u mbyll me rrjeta të paprekura. Flamurtari në gjysmën e parë të kësaj faze rezultoi surpriza e kampionatit, por nuk arriti të ruante vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Situata te Llapi ka ndryshuar krahasuar me fillimin e sezonit, ndaj kjo sfidë pritet të ketë shumë rivalitet, me të dyja skuadrat që do të tentojnë fitoren.
Një nga rezultat më të papritura të fazës së parë, ishte edhe fitorja 1-3 e Ballkanit në fushën e Gjilanit. Skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit kosovar pati një ecuri mjaft të mirë deri pak javë më parë, por dy humbjet e fundit me Prishtinën dhe Feronikelin e kanë kthyer ekipin nga Suhareka në këmbë në tokë. Skuadra e Sami Semarxhaj do të presë “skifterët” po në orën 13:30 në një takim mjaft delikat, ku një tjetër disfatë do të kompromentonte objektivat, aq më tepër që Liria, e cila ka vetëm dy pikë më pak, ka një ndeshje të lehtë në letër në fushën e KEK-ut
Ndeshja e fundit e javës së 16-të, mes Dritës dhe Feronikelit, do të luhet të dielën në orën 13:30.



