Serie A

Fiorentina, në dilemë për blerjen përfundimtare të Pjacas

I transferuar te Fiorentina në gusht të vitit 2018 në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Juventusi, Marko Pjaca nuk po arrin të japë rezultatet e prituara nga klubi vjollcë. Gjatë këtij fillim kampionati kroati është aktivizuar vetëm 11 herë dhe ka arritur të realizojë vetëm një gol me fanellën e Fiorentinës, shumë pak nga një futbollist me karaktersitikat e tij. Pavarësisht situatës, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i japin besim 23-vjeçarit deri në janar. Në rast se sulmuesi nuk përshtatet me ambientin atëherë, ata nuk do ta ushtrojnë të drejtën e blerjes duke e rikthyer futbollistin te bardhezinjtë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency