Serie A

Pse futbollistët e kampionatit italian luajnë me bojë të kuqe në faqe (Foto)

Një shenjë e kuqe në faqe, është ajo që dallon futbollistët e skuadrave të Serisë A, gjatë ndeshjeve të kësaj fundjave. Kjo nismë është ndërmarrë për të mbështetur një fushatë të nisur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, që synon të përcjellë mesazhe kundër dhunës ndaj grave.

Kjo iniciativë është marrë nga OKB në bashkëpunim me “WeWorld Onlus”, një organizatë që ka plot 20 vite që merret me mbrojtjen e të drejtave të grave. Lojtarët do të shoqërohen gjithashtu nga vajza të cilat do të mbajnë fanellën e kësaj fushate që quhet: “Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës kundër grave”.

Vlen të theksohet se e njëjta nismë në Serinë A u ndërmor edhe në muajin prill të këtij viti, ku futbollistët e skuadrave zbritën me shenjën e bojës së kuqe në faqe.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency