La Liga

Vijojnë negociatat për ndryshimin e emrit të stadiumit të Barcelonës

Barcelona është shumë pranë modifikimit të emrit të stadiumit të saj. Sipas lajmit të publikuar nga radio “RAC 1”, që gjeti jehonë edhe tek e përditshmja “El Mundo Deportivo”, klubi katalanas është duke mbyllur marrëveshjen me kompaninë “Grifols”, e specializuar në fushën farmaceutike dhe mjekësore, për vendosjen e një mbiemri të famshmit “Camp Nou”.

Gjithnjë sipas “RAC 1”, gjithçka po shkon shumë mirë, edhe pse janë disa klauzola e detaje për t’u përcaktuar, por ka shumë optimizëm që njoftimi zyrtar për këtë çështje të bëhet brenda këtij viti.

Kompania “Grifols” është sponsori i “Camp Nou”-t, por në tetor të vitit 2017 ajo e mohoi këtë. Pasi rinisi bisedimet në formë sekrete, kjo kompani shihet si opsioni më i mirë për çështjen e modifikimit të emrit të stadiumit, duke lënë pas kompani të ndryshme si “Mediapro”.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency