Premier League

Lukaku flet për momentin e errët: Mourinho t’i thotë gjërat në sy!

Romelu Lukaku po kalon një nga periudhat më të vështira në karrierën e tij, ku nuk po gjen hapësirat e duhura me Manchester United. Belgu e nisi nga stoli edhe takimin me Young Boys të vlefshëm për Champions League, ku hyri në minutën e 73-të. Ndërkohë ka luajtur gjithsej vetëm 58 minuta në dy sfidat e rëndësishme të Premier League, përballë Everton dhe Manchester City, si dhe ishte titullar në barazimin me Crystal Palace, ku nuk arriti të shënonte. Sulmuesi i United nuk e fsheh faktin se ai ndihet mjaft i acaruar për këtë situatë, por gjithsesi do të bëjë të pamundurën që të fitojë përsëri vendin e tij në formacion:

“Trajneri tha se unë nuk dukem i lumtur, dhe përgjigja ime ishte se për çfarë duhet të jem. Diskutuam për rreth 10 minuta, dhe pas asaj bisede, mu duk sikur gjeta stimuj të ri tek vetja, për të marrë atë që është e imja”.

Gjithsesi, Lukaku është “de facto” një nga më të besuarit e Mourinhos në skuadër, ku në 50 ndeshje në sezonin e kaluar, ka realizonte 27 gola. Ish-futbollisti i Everton siguroi se do të ishte i aftë të bënte gjithçka, për ti vërtetuar “Special one”, se ai është një lojtar i niveleve të larta:

“Ai e di shumë mirë se do të bëja çdo gjë, për të patur besimin e tij. Mourinho është ai lloj tranjeri që është i sinqertë dhe ti thotë gjërat në sy. Nëse ti nuk e pranon situatën, atëherë është një problem i yti. Ai nuk hyn kurrë në një kompeticion për të dalë i dyti, dëshiron të jetë gjithmonë i pari, dhe këtë e vlerësoj”.

Aktualisht, Manchester United renditet i 7-ti në kampionat, 14 pikë pas rivalëve të City-it, të cilët renditen në vendin e parë, dhe 7 pikë mbrapa Chelsea-it, që renditet në vendin e katërt. Sfida e ardhshme për ekipin e Mourinhos do të jetë përballë Southampton.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency