Formula 1

Starton aventurën me Ferrarin, Leclerc “parakalon” Vettelin që ditën e parë

Pritja ka marrë fund dhe tashmë ka filluar aventura e Charles Leclerc me makinën Ferrari. Piloti nga principata e Monacos mori pjesë në testet e Pirellit në Abu Dhabi, duke drejtuar pikërisht makinën e kuqe, si pilot i parë.

Dhe nëse dielli duket që në mëngjes, të dhënat e Leclerc në ditën e parë si pilot i Ferrarit janë vërtetë shpresëdhënëse, pasi francezi regjistroi një kohë shumë të shpejtë, edhe më të shpejtë se ajo e shokut të skuadrës, Sebastian Vettel.

Leclerc do të garojë vetëm në sezonin e ardhshëm me Ferrarin, pasi do të marrë vendin e finlandezit Kimi Raikkonen dhe do të mbështesë pilotin e parë të skuadrës italiane, gjermanin Sebastian Vettel.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency