Reali rigjen suksesin, triumfon me vuajtje ndaj Valencias
Reali i Madridit u rikthye te fitorja në kampionat, teksa triumfoi me rezultatin 0-2 në sfidën e vështirë ndaj Valencias, në “Santiago Bernabeu”.
Skuadra e drejtuar nga argjentinasi Solari gjeti avantazhin që në minutën e 8’, kur mesfushori Daniel Waas shënoi në portën e tij.
Gjithsesi, për të siguruar 3 pikët, skuadra madrilene duhet të priste minutën e 83-të, kur Lucas Vasquez mori një pasim nga Karim Benzema dhe shënoi edhe golin e dytë për ekipin “blaugrana”.
Me këtë 3-pikësh, Reali ngjitet në vendin e pestë të renditjes së kampionatit, në kuotën e 23 pikëve, 3 më pak se Sevilla që kryeson dhe që do të luajë nesër në transfertën ndaj Alavesit.



