Roma-Inter, Di Francesco luan stolin, Spalletti synon vazhdimësinë!
E diela e Seria A mbyllet me një supersfidë. Në Olimpico Roma pret Interin në një duel që vlen shumë për të dyja skuadrat. 9 pikë disavantazh ka skuadra kryeqytetase ndaj zikaltërve në klasfikim dhe një fitore e skuadrës së Spallettit mund t’i jepte një goditje të rëndë shanseve të Romës për tu renditur në 4-shen e parë, ndërkohë që Interi nuk kërkon të humbasë më shumë terren ndaj Juves kryesuese dhe kërkon të shkojë i motivuar dhe me moralin e lartë në derbin e Italisë që do të zhvillohet të premten e ardhshme në Allianz Stadium. 5 mungesa me peshë ka Roma në këtë sfidë, pasi Di Francesco i cili rrezikon ndjeshëm shkarkimin nuk do të ketë në dispozicion dy sulmuesit Dzeko e El Sharaaëy por edhe tre mesfushorët, kapitenin De Rossi, Lorenzo Pellegrinin dhe kroatin Coric. Në krahun tjetër mungesa e madhe e zikltërve është ishi i madh i kësaj sfide Radja Nainggolan i cili nuk do të ketë mundësi të rikthehet në stadiumin ku u bë një lojtar me emër. Zgjedhjet e Di Francescos janë të detyruara pasi edhe Perotti e Pastore nuk janë gati për të luajtur që nga fillimi edhe pse janë grumbulluar, ndërkohë që Spalletti pritet të bëjë disa ndryshime të vogla krahasuar me sfidën ndaj Tottenhamit në Champions. Roma-Inter është një sfidë që kurrësesi nuk duhet humbur të cilën mund ta ndiqni live vetëm në Supersport 2 duke filluar që nga ora 20:30.



