Lazio “ngec” në Verona dhe del jashtë zonës Champions
Lazio nuk ia ka dalë të rikthehet te fitorja, teksa ngeci në një barazim 1-1 në transfertën e luajtur kundër Chievo Veronës, në stadiumin “Bentegodi”.
Vendasit kaluan të parët në avantazh me anë të kapitenit dhe sulmuesit veteran Sergio Pelissier, ndërsa bardhekaltrit rikthyen baraspeshën në 45-minutëshin e dytë me anë të Ciro Immobiles.
Me këtë rezultat, bardhekaltrit mbeten në vendin e pestë, pasi u parakaluan nga Milani, që fitoi në mesditë përballë Parmës.



