Merkato

Arsenali sulm total Romës për Under

Arsenal duket se ka vendosur objektivin e radhës për të përforcuar organikën e grupit të drejtuar nga Unai Emery. “Topçinjtë” po ndjekin nga shumë pranë Cengiz Under, talentin e Romës i cili këtë sezon po zhvillon paraqitje shumë të mira me verdhekuqtë. Turku arriti të shënonte edhe në takimin që Roma barazoi përballë Interit, një gol ky i cili duket se gëzoi dikë të veçantë në “Olimpico”. Pikërisht një skaut i Arsenal ndoqi paraqitjen e 21-vjeçarit mbrëmjen e së dielës, dhe goli i shënuar prej tij, tashmë duket se ka bindur përfaqësuesin e klubit anglez për aftësitë që ai zotron. Nga ana tjetër drejtuesit e Romës shpesh herë janë shprehur të gatshëm se dëshirojnë të rinovojnë me talentin turk, por mes palëve ende nuk ka nje akord.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency