Premier League

Klopp-Silva, kush gënjen? Tekniku gjerman sqaron festën e ekzagjeruar

Liverpooli fitoi derbin ndaj Evertonit vetëm në sekondat e fundit, kur një gafë e portierit të kombëtares angleze, Jonathan Pickford, bëri që topi të përfundojë te sulmuesi belg Divock Origi, i cili me portën e boshatisur e shtyu në rrjetë.

Jurgen Klopp nuk e përmbajti entuziazmin e golit dhe vrapoi në fushë, duke u ndalur në një përqafim me portierin brazilian të “The reds”, Alisson Becker, ndërsa pas ndeshjes tekniku gjerman pranoi se nuk ishte mënyra e duhur për të festuar.

“më erdhi në mënyrë spontane dhe vrapova drejt Alisson. Të jem i sinqertë, nuk bëra asgjë për të ndalur veten, pasi e dija që nuk do ndalesha dot, por jam i ndërgjegjshëm që nuk ishte mënyra e duhur për të festuar. Jam sqaruar me trajnerin Silva, të cilit i kam kërkuar ndjesë për festimin dhe i kam shprehur vlerësimet e mia për punën që po bën te Evertoni”, deklaroi Klopp pas ndeshjes.

Por tekniku portugez reagoi duke thënë se nuk e ka parë në moment festën e Klopp, ndërsa theksoi se nga ana e gjermanit nuk ka pasur kërkesë ndjese për këtë episod që ishte legjitim, por aspak etik.

“Për mënyrën sesi ata mbërritën te fitorja, deri diku është legjitim ai festim, por nuk është aspak etike, pasi duhet respektuar as kundërshtari, U përshëndeta me Klopp pas ndeshjes, por nuk mora asnjë ndjesë apo pendesë për atë festë të ekzagjeruar”, deklaroi portugezi.

Klopp apo Silva, dikush po gënjen me siguri, por ajo që ka rëndësi është se “The reds” fituan derbin e Liverpoolit dhe morën 3 pikët aq të rëndësishme për të mos u shkëputur nga Manchester City kryesues, në luftën për titull.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency