Premier League

City nuk diskuton suksesin në Watford, shkon sërish +5 nga Liverpool

Manchester City mori një tjetër fitore në transfertën ndaj Watfordit, sfidë e vlefshme për javën e 15, që po luhet këtë mesjavë.

Skuadra e Guardiolës arriti të triumfojë me rezultatin 1-2, duke shënuar fillimisht me Sane dhe më pas me Mahrez, ndërsa goli i Doucoure për vendasit, vetëm sa rihapi takimin në minutën e 85-të.

Me këtë triumf, Manchester City regjistron fitoren e 13 në 15 ndeshje, ku numëron edhe dy barazime, ndërsa kryeson me meritë, me 41 pikë, e ndjekur nga Liverpool me 36.

Në sfidat e tjera, West Ham mposhti me rezultatin 3-1 Cardifin, ndërsa me të njëjtin rezultat triumfoi edhe Brightoni ndaj Crystal Palace.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency