Premier League

Salah shpërthen me tregolësh, mbrojtësi i Bournemouthit autogol për “Pushkash”

Liverpooli parakalon Manchester City-n në klasifikimin e Premier League-s, pas fitores se thellë në fushën e Bournemouthit. Katër herë e tundën rrjetën e portës vendëse të besuarit e Jurgen Klopp, te të cilët shpërtheu me një tregolësh Mohamed Salah, ndërsa Cook realizoi një autogol të pabesueshëm, që nëse do të shënohej në portën kundërshtare me siguri do të konkurronte për Çmimin Pushkash.

Devijimin me thembër të futbollistit të Bournemouthit do ta kishin zili “yjet” e futbollit botëror.

Më këtë sukses “The Reds” ngjitën në kuotën e 42 pikëve, 1 më shumë se City, që luan këtë të diel në “Stamford Bridge”.

Pas barazimit me Arsenalin, që ishte i treti radhazi, Manchester United fitoi thellë 4-1 me Fulhamin, ndërsa “Topçinjtë” u mjaftoi vetëm një gol për të marrë tri pikë kundër Huddersfieldit, Burnley gjithashtu fitoi 1 – 0 me Brighton, edhe Cardiff-Southampton përfundoi 1-0, ndërsa West Hami iu imponua 3 – 2 Crystal Palace.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency