Daja: Ndaj Laçit luajmë Europën, duam fitoren
Flamurtari-Laçi, një përballje për Europën. Në konferencën për shtyp trajneri i Flamurtarit Ilir Daja, së bashku me mesfushorin brazilian Elton Kale e kanë cilësuar përballjen e të dielës, një ndeshje të rëndësishme, përballë një kundërshtari, që ka cilësi dhe këtë fakt e tregon mjaft mire sezoni aktual, por edhe pjesëmarrja e kësaj skuadre në Kupat e Europës.
Trajneri Daja ka theksuar se nuk i takon atij te flasë për problemet financiare, e gjatë gjithë karrierës së tij nuk ka folur dhe nuk do të flasë për këtë çështje.
Braziliani Elton Kale e sheh një ndeshje ku synimi mbeten tre piket dhe nuk ka rëndësi fakti nëse shënon ai apo jo, por rëndësi kanë vetëm tre pikët.
Flamurtari-Laçi luhet ditën e diel në orën 17:00, ndërsa vlonjatët do të kenë disa mungesa si Batha dhe Useini me kartona, por në dyshim janë edhe Torasa, Alvesh, teksa mungon Deliaj, po për shkak dëmtimi.



