Premier League

Chelsea “shuplakë” Manchester City-t, “asist” Liverpoolit për kreun

Chelsea i jep një “shuplakë” Manchester City-t në përballjen më të rëndësishme të javës së 16-të në Premier League. Në “Stamford Bridge” Cityzens u mposhtën 2-0 me gola të Kante dhe David Luiz, që ngritën peshë tifozët e pranishëm në impiantin londinez.

Mesfushori francezi realizoi golin që zhbllokoi takimin në fund të pjesës së parë me një 11-metërsh në lëvizje, pasi u shërbye nga Hazard, ndërsa braziliani kërceu bukur me kokë, duke e detyruar për herë të dytë portierin Ederson që të nxirrte topin nga rrjeta.

Një “asist” ky i bluve të Londrës për Liverpoolin, që pak më herë kishte mposhtur 0-4 Bournemouthin, duke u ngjitur në krye të Premier League-s me një pikë më shumë se City.

Ndërsa Chelsea më këtë sukses ruan pozicionin e dytë, që iu kërcënua nga Arsenali. Tashmë distanca mes skuadrës së Maurizio Sarrit dhe formacionit të Guardiolës ngushtohet në 7 pikë.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency