Operohet Ismajli, data e rikthimit ende dilemë!
Ardian Ismajli ndalet në bokse në momentin e tij më të mirë. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare i cili debutoi në sfidën e Ligës së Kombeve ndaj Skocisë ndërsa u konfirmua si një lojtar shumë i vlefshëm për kuqezinjtë në miqësoren ndaj Uellsit, ditën e sotme i është nënshtruar një operacioni që do ta mbajë jashtë për disa kohë. Edhe pse luajti në fundjavë në kampionatin kroat në sfidën mes Hajdukut të Splitit dhe Istras, ish kapiteni i 21-vjeçarëve të Kosovës ka pësuar një lëndim në atë takim që e ka detyruar t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Operacioni megjithatë ka dalë me sukses dhe Ismajli do të bëjë çmos për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të Hajdukut të Splitit dhe kombëtares shqiptare.
https://www.instagram.com/p/BrP7_X2nd43/?utm_source=ig_embed



