Merkato

Goditja e madhe e Barcelones e ka një emër!

Barcelona bëhet gati për goditjen e madhe në merkato. Më shumë se një muaj më parë, Luis Suarez deklaroi se shumë shpejt, ekipi i tij duhet të gjejë një qendërsulmues të ri, për shkak se ai nuk mund ti sigurojë skuadrës të njëjtat paraqitje. Uruguajani do të mbushë 32 vjeç në janar, dhe sigurisht ai është koshient se reparti i avancuar ka nevojë për një rinovim. Dhe përforcimi mund të vijë direkt nga Londra. Bëhet fjalë për sulmuesin e Tottenham, Harry Kane. Kapiteni i Anglisë, i cili është 25 vjeç, ka shënuar më shumë se 150 gola me fanellën e Spurs, e pwr sa i pwrket sezonit aktual, ai ka realizuar 13 gola. Nuk mund të mos përmenden gjithashtu dhe 20 golat në 35 sfidat e luajtura me kombëtaren e tij. Sigurisht, nuk bëhet fjalë për një transferim që në merkaton e janarit, por për verën e ardhshme. Barcelona mund të bëjë një ofertë prej 170 milionë eurosh drejt klubit të Tottenham, duke shtuar 60 të tjera bonus, me shifrën totale që do të arrinte deri në 230 milionë euro. Në rast se këto lajme do të rezultojnë të vërteta më vonë, Kane do të bëhej futbollisti më i shtrenjtë në historinë e futbollit, duke kaluar Neymar i cili shkoi nga Barça tek PSG për 222 milionë euro. Megjithatë, Kane është një ëndërr e vjetër edhe e Florentino Perez, i cili ka synuar gjithmonë ta marrë tek Reali, por pa sukses. Mbetet për tu parë, nëse do të ketë një “El Clasico” për qendërsulmuesin anglez verën e ardhshme, për të cilin shumë skuadra janë të gatshme të paguajnë çmime stratosferike.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency