Futboll

Wanda Nara në lotë për eliminimin e Icardit

Wanda Nara qan për Mauro Icardin. Nuk bëhet fjalë për probleme mes çiftit, por për eliminimin e sulmuesit bashkë me Interin nga Championsi.

Modelja argjentinase, e pranishme në “San Siro” për ndeshjen me PSV-në, e fundit në grupe, nuk e ka përmbajtur veten për shkak të zhgënjimit të thellë.

Zikaltrit kishin gjithçka në dorë, por dështuan të fitonin ndaj ekipit holandez, duke zhvlerësuar edhe dhuratën e shtrenjtë të Barcelonës, që ndali Tottenhamin në “Camp Nou”.

Bashkëshortja e Icardit, autorit të golit të vetëm të Interit, shpërtheu në lotë bashkë me djalin e saj, sepse Maurito nuk do të jetë më pjesë e turneut dhe do të vijojë në Europa League.

Ndoshta ky eliminim është pika që mbush kupën, për të kërkuar transferimin në një ekip që të ofron më shumë jo thjesht nga ana financiare.

 

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency