Nga Chelsea tek Interi, të gjithë duan Tauvin
Të gjithë të çmendur pas talentit të Marseille, Florian Thauvin. Chelsea, Bayern Munich, Atletico Madrid dhe Interi do të konkurrojnë fuqishëm për të arritur te futbollisti. 25-vjeçari që vlerësohet rreth 45 milionë euro ka kohë që ndiqet nga ekipet e mëdha, të cilat do ta synojnë sulmuesin gjatë merkatos së verës, pasi drejtuesit e klubit francez nuk kanë aspak ndërmend ta humbasin lojtarin gjatë muajit janar, kohë kur hapet dhe merkato e dimrit.



