Futsal/Shqipëria njeh kundërshtarët e fazës paraeliminatore të botërorit
Eshtë hedhur në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, shorti për fazën paraeliminatore të Botërorit për futsalin. Në këtë raund janë gjithsej 8 grupe me nga 4 ekipe përfaqësuese dhe Shqipëria bën pjesë në Grupin C, së bashku me Maqedoninë, Greqinë dhe San Marinon. Paraeliminatoret Shqipëria do t’i zhvillojë në periudhën 29 janar-3 shkurt 2019, në shtetin fqinj, Maqedoni.
Dy kombëtaret e renditura në vendin e parë të secilit grup do të kalojnë në fazën tjetër eliminatore. Kampionati Botëror 2020 do të zhvillohet më 12 shtator deri më 4 tetor 2020 në Lituani.




