Merkato

Pjaca nuk po bind në Firence, gati rikthimi te Juvja

Në shtëpinë e Fiorentinës vazhdon të diskutohet gjendja jo e mirë e që po kalon Marko Pjaca me fanellën vjollcë. I transferuar në Firence në formë huazimi për 2 milionë uuro me të drejtë blerjeje për 20 milionë euro nga Juventusi, futbollisti nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit që ta blejnë përfundimisht kartonin e tij nga bardhezinjtë. Gjithsesi, 23-vjeçari ka edhe 4 javë kohë për të ndryshuar mendjen e drejtuesve vjollcë dhe për të përcaktuar të ardhmen e tij, në të kundërt kroati do të rikthehet te Juventusi që në janar.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency