Kategoria Superiore

Et’hemi: Skema më ka ndihmuar, besojmë te titulli kampion

Intervista e sulmuesit anësor të Kukësit, Valon Et’hemi, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas barazimit 0-0 përballë Partizanit.

Keni spikatur në javët e fundit, ku edhe skuadra ka marrë rezultate të mira. Çfarë ndikoi?
Mendoj se ishte çështja e modulit, pasi tashmë jam më afër portës kundërshtare dhe dëgjoj me vëmendje këshillat e trajnerit për të qenë në dispozicion të skuadrës.

Mendoni se mund të shkoni te titulli?
Kemi marrë rezultate pozitive javët e fundit dhe kjo ka rritur optimizmin. Duhet të përmirësojmë finalizimin dhe jemi në rrugën e duhur për titull, pasi kemi cilësi në skuadër.

Nga Mamurrasi, te Kukësi. Cili është hapi i radhës?
Të shohim. Unë përqendrohem vetëm të punoj shumë dhe të jap maksimumin, pastaj me pak fat, mund të eci shumë më lart, por të shohim.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency