Kategoria Superiore

Belica: Ja cilët janë rivalët e Partizanit për titullin kampion

Intervista e qendërmbrojtësit të Partizanit Egzon Belica, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pas barazimit pa gola përballë Kukësit në kryeqytet.

Ishte barazimi një rezultat i drejtë?
Të dy skuadrat patën shanse shënimi, por nuk arritën t’i shfrytëzojnë, ndaj mendoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë, që përligj atë që ekipet dhanë në fushë ne lojës.

Mendoni se vuajtët më shumë në pjesën e parë?
Në fakt nuk e nisëm mirë dhe vuajtëm shumë zbritjet e Kukësit, por ia dolëm të ruajmë portën të paprekur, ndërsa ndryshuam thuajse gjithçka në sjelljen tonë në pjesën e dytë, ndaj theksoj se barazimi ishte rezultati më i drejtë.

Mund ta mbajë Partizani kreun deri në fund të javës së 36?
Patjetër që po. Ne kemi një grup të mirë, që po punon shumë dhe besoj se do të jemi në gjendje të luftojmë deri në fund për titullin kampion.

Cilët janë rivalët e Partizanit për titullin kampion?
Tabela e renditjes e tregon më së miri se do të jenë pikërisht Kukësi e Skënderbeu, skuadrat rivale kryesore, por unë nuk do të përjashtoja edhe Flamurtarin.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency