Kategoria Superiore

Fangaj shpjegon momentin e golit, por edhe vështirësitë për markimin e Ngoo

Intervista e futbollistit shkodran të Laçin, Abdurrahman Fangaj, dhënë për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, pasi bardhezinjtë mposhtën Tiranën me rezultatin 2-1.

Si të erdhi në mendje ai aksion individual, për shënimin e golit?
Ishte vetëm një instikt i momentit. As vetë nuk e prisja, ishte thjesht e momentit, pasi ashtu e mendova dhe për fat të mirë ia dola të shënoj.

Çfarë ka ndryshuar me Prengën, që është trajneri i tretë për këtë sezon?
Prenga e njeh mire këtë ekip dhe di t’i marrë më të mirën, por edhe trajnerët e tjerë ishin shumë të përkushtuar dhe kanë bërë shumë për ekipin gjithashtu.

Hasët vështirësi në pjesën e dytë…
Mendoj se ishte edhe ndikimi i terrenit, që na hapi punë, pasi u rëndua shumë dhe nuk të lejonte të luaje.

Pse vuajti Laçi nga Ngoo? A është aq i vështirë ai për t’u ndalur, nuk jeni mësuar me lojtarë të tillë ?
Normalisht që është më i vështirë për t’u markuar, sepse Tirana po luante më topa të gjatë dhe ai është shumë i madh fizikisht, gjë që e ndihmonte atë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency