La Liga

Benzema i jep fitoren e tretë radhazi Realit, triumfon edhe Atl. Madrid

Ka mjaftuar një gol i Karim Benzema në minutën e 13 të sfidës, që Reali i Madridit të merrte fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e tretë të renditjes, me dy pikë më pak se Barcelona kryesuese.

Skuadra e Solarit vinte pas një humbjeje turpëruese në Champions, në shtëpi, por sot u tregua pragmatiste, duke marrë maksimumin e pikëve, me minimumin e golave të shënuar përballë Rayo Vallecanos, rezultat që e mban në garë për titullin kampion.

Më herët, edhe Atletico e Madridit arriti të marrë një fitore me shumë vlera në transfertën ndaj Valladolidit, me rezultatin 2-3, në një sfidë ku për “Los Colchoneros” shënuan Kaliniç dhe Antoine Griezmann dy herë.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency