Merkato

West Ham gati të rrëmbejë nga M.United talentin brazilian!

West Ham shpreson të nënshkruajë me mesfushorin e ri të Manchester United, Andreas Pereira në merkaton e janarit. 22-vjeçari ka luajtur vetëm në 6 takime me “Djajtë e Kuq” në këtë sezon, dhe largimi drejt një ekipi ku mund të luante më tepër, do të ishte një zgjidhje e mirë edhe për të. Pereira ka një kontratë që skadon në qershor 2019-ës me opsion rinovimi për një tjetër sezon, ndërsa së fundmi ai ka refuzuar një ofertë të klubit për të qëndruar në “Old Trafford” edhe për tre sezone të tjerë. Ne sezonin 2017-2018, mesfushori luajti i huazuar në La Liga, te skuadra e Valencias.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency