Kategoria Superiore

Akuza e Nicës: Lojtarët duan të më largojnë, o unë, o ata!

Trajneri i Kastriotit, Stavri Nica, akuzoi drejtpërdrejt lojtarët se nuk zbatojnë detyrat e tij me qëllimin për ta larguar.

“Problemet sa vijnë dhe shtohen. Mendoj që djemtë e rinj punojnë dhe sakrifikojnë. Lojtarët bëjnë veprime të kundërta nga ato që kërkoj unë. Ka 2 rrugë:  o do të afrohen lojtarë në të gjitha repartet, ose do largohem unë. Të shikojmë si do të më përgjigjet presidenti. Në rast të kundërt, do iki unë.

Nuk janë të aftë futbollistët, por janë edhe të qëllimshëm. Duan të marrin sa më shumë minuta në Superiore. Duhet patjetër ndërhyrje në merkato dhe t’i përgjigjen një kampionati seriozisht.

Si ka mundësi brenda 2 javësh ndryshon kaq shumë një ekip?

Lojtarët veprojnë qëllimisht për të ulur skuadrën dhe për të larguar trajnerin. Kjo është e deklaruar. Zgjidhja është kjo që iu thashë. Nuk ka zgjidhje tjetër.

Po nënkuptoni që disa lojtarë kanë toleruar ndeshjen?

Derisa nuk zbatojnë detyrat, e dinë ata çfarë kanë bërë. Duhet të veprojmë, nuk mund të funksionojë skuadra në këtë formë.

Mund të mbijetojë skuadra?

Duhet të afrojmë futbollistë të mirë dhe të bëjmë një skuadër serioze që t’i bindet trajnerit.

E konsideroni normale që luani në “Redi Maloku”?

Unë kështu e gjeta. Nëse bëhet një zgjidhje tjetër në një fushë më të përshtatshme, do jetë më mirë edhe për kundërshtarët edhe për ne.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency