Kategoria Superiore

Vasil Shkurtaj: E ardhmja? E dinë ku mund të më gjejnë

Vasil Shkurtaj i përzgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes mes Skënderbeut dhe Luftëtarit. Në intervistëm dhënë për “Gol pas Goli” sulmuesi, që kërkohet nga skuadrat e mëdha të Superiores, deklaroi:

Kaq shumë ju kishte munguar një drejtues që skuadra të reagonte?

Një drejtues është i domosdoshëm, kjo fitore ishte e mirë për moralin tonë dhe tani shkojmë ndeshjen tjetër, shumë të vështirë me Partizanin.

Deri ku mund të shkojë Luftëtari?

Në fillim duhet të mendojmë të ikim nga kjo zonë e keqe, për këtë mendojmë në këto momente.

Çfarë do t’ju sjellë viti i ri, pas 2 fazave të mira që keni bërë?

Nuk e di, unë jam lojtar i Luftëtarit. Më e mira do të vijë, por në këto momente jam i Luftëtarit. Kush do të më blejë, e di ku të më gjejë. Për momentin jam ende këtu.

A ka ardhur dikush për t’ju kërkuar dhe ku do të preferoje të luaje?

Kanë ardhur nga Shqipëria edhe nga jashtë, por nuk mund t’ju them cili ekip. Shkurtajn do ta ketë mungesë Luftëtari, po ika, nuk mund të përgjigjem…

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency