Serie A

Roma “përmbys” Genoan, shpëton Di Francesco

Roma rigjen “buzëqeshjen” në Serinë A, ku nuk fitonte prej tri ndeshjes (2 barazime dhe 1 humbje). Skuadra verdhekuqve triumfoi 3-2 me Genoan në “Olimpico”, ku sërish u shfaq e brishtë në bazën mbrojtëse, veçanërisht në pjesën e parë. Pika më e fortë e skuadrës gjenoveze në sulm, polaku Piatek, shënoi golin e parë të sfidës në minutën e 17-të, ndërsa në të 31-ën Fazio barazoi shifrat.

Miqtë reaguan shumë shpejt duke marrë për herë të dytë avantazhin me Hiljemark, por sërish skuadra e drejtuar nga Prandellit nuk arriti të ruante epërsinë, dukë pësuar golin e dytë në fund të pjesë së parë nga Justin Kluivert. Në fillim të pjesës së dytë Cristante realizoi të tretin për Romën, me rezultatin 3-2 që nuk do të ndryshonte më deri në fund.

Roma me këtë fitore rimerr shumë shpejt vendin e 6-të në kuotën e 24 pikëve.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency