Futboll

Ali Sowe shkëlqen në acarin bullgar me 2-golësh!(Video)

Ali Sowe është një emër që do të mbahet mend gjatë në kampionatin shqiptar dhe sidomos nga tifozët e Skënderbeut. Sulmuesi nga Gambia i cili është në pronësi të Chievos në këtë sezon po aktivizohet te gjigandët bullgarë të CSKA-së së Sofjes. Me 21 golat e tij në Superiore sezonin e kaluar Sowe u shpall kryegolashënues i kampionatit shqiptar dhe ndihmoi Skënderbeu të fitonte titullin kampion, por në këtë sezon golat e Soëe nuk po u mungojnë vetëm korçarëve por edhe Superiores shqiptare, pasi kampionatit tonë i mungon një bomber si ai që shënonte në vazhdimësi duke rivalizuar me Gurin në garën për Këpucën e Artë deri në javën e fundit. Megjithatë në Bullgari deri para kësaj të diele 24-vjeçari afrikan nuk po kalonte një moment shumë të mirë pasi kishte realizuar vetëm 1 gol në kampionat ku përgjithësisht i nis ndeshjet gjithmonë nga stoli dhe 3 gola në Kupë. Megjithatë e diela ishte dita e Sowe. Trajneri i CSKA-së së Sofjes e aktivizoi titullar bomberin nga Gambia për herë të 4-ët në këtë sezon në kampionat dhe sulmuesi ia shpërbleu besimin teknikut serb Nestor Jevtic që njihet nga të gjithë me nofkën El Maestro, pasi realizoi 2-herë duke i dhënë fitoren 2-1 CSKA së Sofjes ndaj Botev Plovdiv, skuadrës që eliminoi Partizanin para dy sezonesh në turin e parë të Europa League. Një dygolësh që erdhi në një terren të rënduar nga bora, ashtu siç ndodhi ekzaktësisht 28 shkurtin e kaluar kur Soëe i realizonte dy herë Kukësit në Zeqir Ymeri në një impiant të zbardhur nga bora. I ftohti i acartë i sjell fat sulmuesit nga Gambia që këtë diele arriti shifrën e 3 golave në kampionatin bullgar dhe 6 në total me CSKA-në e Sofjes.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency