Berisha e Gjimshiti fitojnë derbin me Strakoshën, Atalanta zhyt Lazion!
Me një gol të Duvan Zapatas që në minutën e parë, Atalanta mposhti 1-0 Lazion në Bergamo duke u afruar me vendin e 4-t dhe mbi të gjitha duke ruajtur ritmin e skuadrave që luftojnë për zonën europiane. Berisha dhe Gjimshiti me portierin që e nisi titullar dhe mbrojtësin që u aktivizua në minutën e 57-të, fituan derbin shqiptar me Thomas Strakoshën që nuk kishte asnjë faj te goli i Atalantës pasi gabimi ishte i mbrojtësit rumun Radu. Shkoi në 5 numri i ndeshjeve pa fitore në kampionat për Lazion që në rast fitoreje të Milanit sot ndaj Bolognas do të distancohej në -4 pikë nga vendi i 4-t. Falë edhe paraqitjes së mirë të dyshes shqiptare Berisha-Gjimshiti, Atalanta mori një fitore shumë të rëndësishme dhe tashmë ëndërron zonën Champions.



