Një talent meksikan për Ajaxin!
Ajaxi i këtij sezoni është ndërtuar plot me lojtarë të rinj e të talentuar por kjo nuk e ka ndaluar drejtorin sportiv, Marc Overmars të shikojë për talente të tjerë nëpër botë. Goditja e radhës për “Harkëtarët” do të jetë një nga lojtarët më premtues të futbollit meksikan, 18-vjeçari Diego Lainez i cili sapo u shpall kampion i Aperturës me ekipin e tij Club America. Akordi duket se është arritur me klubeve por duke qenë se ekipi ka luajtur në fazën play-off zbarkimi i talentit do të shtyhet për disa javë. Operacioni duket i mbyllur teksa edhe vetë sulmuesi meksikan e ka pranuar duke thënë se mezi pret të veshë në janar fanellën e Ajax.



